Mbulimi special i takimit të dy qeverive shqiptare në portal bëhet nga gazetarët: Edona Vuçitërna, Liridona Gashi, Lutrim Islami, Genita Ukaj kurse gazetarët e televizionit Drin Demiri dhe Qëndresa Tërshani bashkë me kameramanët: Agon Bejtullahu dhe Bardh Stublla bëjnë mbulimin e këtij zhvillimi nga terreni.
Në Prishtinë po mbahet mbledhja e tetë me radhë mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Ekzekutivët e të dyja vendeve do të firmosin 19 marrëveshje dhe memorandum në fushën e drejtësisë, arsimit, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit dhe sigurisë publike.
Më poshtë gjeni agjendën e plotë:
10:45 Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë
11:00 Mbërritja e Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë
11:15 Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri
Fjala e dy kryeministrave Kurti e Rama, pasuar nga deklarime të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim.
12:20 Prezantim me pjesëmarrjen e dy kryeministrave
Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë. Prezantimi bëhet nga Eric SMIT, drejtor, Royal Haskoning DHV
12:30 Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
12:45 Konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrave Kurti e Rama.
10:43 -Ministrat shqiptarë arrijnë në Kosovë
Ministrat e kabinetit të Edi Ramës kanë arritur në hotelin ku do të mbahet mbledhja e tetë e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.
Para tyre, për të pritur fillimin e ceremonisë kanë arritur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrat e tij, njofton KlanKosova.tv.
Ceremonia zyrtare do të fillojë nga ora 10:45.