Të enjten në Bruksel mbahet samiti i BE-së dhe vendeve të Ballkanit, ku marrin pjesë liderët e të gjitha vendeve, në tavolinë pritet të jetë zgjerimi i ri politik, ku do jenë anëtarë vendet kandidate, do diskutohet për pasojat e luftës në Urianë dhe furnizimi me energji e ushqime, shkruan “RTS”, transmeton “Bota Sot”.
Para pjesëmarrësve pritet të jetë propozimi për fazën shkallë-shkallë të bashkëngjitjes, ideja është oferta sociale edhe ekonomike dhe përparësitë para anëtarësimit në vend të pritjes së fundit të tyre.
Këtë reformë e mbështet kryetari i Këshillit të Evropës Sharl Mishel, Austria përmes një propozimi “non-pejper” dhe shumë ekspertë.
"Duhet ndaluar sistemi sipas të cilit, derisa jeni jashtë BE-së pritni 10 deri 15 vjet për të marr mbështetje me miliarda euro”, ka thënë drejtori i Komisionit Evropian për Ballkan Pjer Mirel.
Si shembull ai theksoi se Bullgaria që ka popullatë aq sa Serbia merr 6 herë më shumë para nga buxheti evropian, kjo nuk është mirë as për ekonomi as për realizimin e reformave.
Një nga parimet e propozimit është shumë për shumë. Sa më shumë përparon një vend merr me shumë fonde.
"Nëse secili prej vendeve, në fushat e cekura arrin përparime, kjo i mundëson integrim më të thellë” thotë Jelica Miniç nga Lëvizja Evropiane në Serbi, duke shtuar se ka klauzolë të kthyeshmërisë.
"Nëse një vend ngec, atëherë i merren privilegjet e dhëna, andja propozohet që çdo gjë të jetë më zellshëm", tha ajo.
Vendeve të Ballkanit në samitin e Selanikut në vitin 2003 iu është thënë se do bëhen anëtar të BE-së me përmbushjen e kushteve. Në Bruksel thonë se politika e zgjerimit nuk mund të jetoj me premtime të vjetra 19 vjeçare.
"Mendoj se disa lider si Mishel e Makron kanë kuptuar se oferta e BE për Ballkanin duhet të jetë konsistente edhe bindëse. Duhet të jetë inovative, sepse procesi i deritashëm është bllokuar. Është e qartë se zgjidhja e vetme të niset në mënyrë të re”.
Një nga risitë për vendet e Ballkanit është se me hyrjen në BE, nuk do kenë të drjetë veto.
"Në fazën e parë, do kenë përparësi e vendeve anëtare dhe qasjen në të gjitha fondet, por jo veto në votim, as vendin e komisarit. Kjo ndihmon që vendet anëtare që frikësohen nga paraliza në vendosje, pranimin e anëtarëve të rinj”, tha Pjer Mirel.
Me kritika të shumta, propozimet për reforme dhe tri kandidaturat: Ukraina, Moldavia dhe Gruzia, që presin përgjigje, kur politika e zgjerimit përsëri ndodhet në udhëkryq.