Rama për Kurtin: Edhe pse pak kush e beson, kur takohemi qeshim jo pak bashkë

Aktuale

Rama për Kurtin: Edhe pse pak kush e beson, kur takohemi qeshim jo pak bashkë

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 11:59
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë fillimisht ka folur për raportin e tij me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai u shpreh se takimi me Kurtin është një kënaqësi e veçantë.

Madje, tha se edhe pse pak kush e beson, ata kur takohen kalojnë kohë të mirë bashkë.

“Falendërojë përzemërsishtë Albinin dhe duke e thënë publikisht në sytë e të gjithëve se është kënaqësi e veçantë, edhe pse pak kush e beson që ne kur takohemi kemi një sinergji të plotë dhe qeshim jo pak dhe kjo është e rëndësishme”, u shpreh Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat