Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka reaguar me ngazëllim ndaj lajmit të rikthimit të Sunny Hillit në Prishtinë.
Festivali më i madh në histori të Kosovës do të zë vend mes datave 4, 5, 6 dhe 7 gusht në një lokacion të pacaktuar.
"Sigurisht që Sunny Hill mbetet në Prishtinë. S’ka pas qysh tjetër, këtu e ka pas dhe e ka vendin.
Të gjitha mundësitë për zgjidhje ishin në tavolinë. Vullnet politik nuk kishte. Por, vullnet qytetar kishte. Aventura një javore politike e vonesës për zgjidhje nuk është asgjë tjetër përveçse fëmijërore. Urime Prishtinë, urime Kosovë!", ka shkruar Sahatçiu në një status në Facebook.