Të mërkurën do të mbahet seanca e Kuvendit, ku në rend dite do të jetë kërkesa për tërheqjen e 30% të Trustit.
Kështu ka konfirmuar shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
Ai ka kërkuar përkrahje nga të gjitha grupet, për miratimin e këtij ligji.
“Ditën e mërkurë në seancën e së mërkurës do të jetë në rend dite Projektligji për tërheqjen e kursimeve në fondin pensional. Një kërkesë e qytetarëve që po vjen në kohën kur vendi po ballafaqohet me një rritje të çmimeve të produkteve esenciale ushqimore e të derivateve edhe të sfidës së energjisë elektrike”, ka thënë Tahiri.