Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka pyetur se çfarë po ndodh me Sekretariatin e dy qeverive që ishte krijuar në mbledhjet e kaluara mirëpo deri më tani nuk ka ndonjë raportim prej tij.
Murati ka thënë se krijimi i Sekretariatit ishte një prej vendimeve më të mira, por tani implementimi i tij ka mbetur në heshtje.
Ai thotë se nuk mund të ketë bashkëpunim mes dy qeverive pa krijimin e struktuarave të përbashkëta shtetërore.
Shkrimi i plotë:
Çka po ndodh me Sekretariatin?
Sot si çdoherë pat marrëveshje të mira në mes të dy qeverive tona. Sidomos ato në fushën e infrastrukturës hekurudhore dhe portuale mund të shndërrohen në projekte jashtëzakonisht dobirurëse për qytetarët tanë dhe ekonomitë tona (me shpresë se do të shkohet drejt ekonomisë tonë). Atë që nuk arrita ta kuptoj, apo më ka ik, është se çfarë ka ndodhur me krijimin e Sekretariatit të përbashkët? Pse ai nuk është në mbledhje? Pse ai nuk raporton? Një prej punëve më të mira ka qenë krijimi i tij në mbledhjen e kaluar por implementimi i tij ka mbetur në heshtje. Nuk ka bashkëpunim të nivelit të lartë, nuk ka integrim e madje as bashkim më vonë, pa krijimin e strukturave të përbashkëta shtetërore që merren eksluzivisht me marrëdhëniet në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.