“Porti i ri Durrësit, Porti i Prishtinës dhe hekurudha në mes”, kjo është përshëndetja e veçantë e Kurtit

Aktuale

“Porti i ri Durrësit, Porti i Prishtinës dhe hekurudha në mes”, kjo është përshëndetja e veçantë e Kurtit

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 14:48
Foto nga konferenca

Kryeministri Albin Kurti, është pyetur se a do të jetë vëzhgues në një takim tjetër të Ballkanit të Hapur si ai në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Ai, në konferencën pas mbledhjes së dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë, ka thënë se nga Prishtina i përshëndet me bashkëpunimin e dy shteteve.

“Po të isha në Ohër për vëzhgim do të kishte kuptim të përgjigjesha. Ndërkaq, këtu nga Prishtina pas mbledhjes së tetë të dy qeverive tona mundem vetëm t’ju përshëndes me shprehjen Porti i ri Durrësit, Porti i Prishtinës dhe hekurudha në mes”, ka thënë Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat