Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive(Kosovës dhe Shqipërisë) nuk hezitoi t`i tregonte hapur lidhjet e tij të forta me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.
Ai kërkoi që t`i lejohet që ta ketë vëlla edhe Vuçiqin përveç kryeministrit Kurti,
“Kështu që më lini të jem vëllai i të dyve sepse mund të ju duhem në të ardhmen”, tha mes tjerash Rama.
E këtë deklaratë e ka komentuar deputeti nga Lista “Guxo”, Haxhi Avdyli, i cili ka thënë se politika e Edi Ramës përmblidhet nga fjalia e Ramës në Facebook.
Sipas tij Rama po harron se Vuçiqi e gjymtosi Kosovën për 100 vjet dhe po vazhdon ta kërcënojë me luftë.
Postimi i plotë:
Politika e Edi Ramës ndaj Kosovës, përmblidhet nga fjalia e fundit në Konferencën për shtyp.
"Unë Albinin e kam vëlla, për më lejoni të jem edhe vëllai i Vuçiqit".
Por po harron Edi që ky vëllau i ri i tij, (Serbia) jo vetëm që 100 vite e gjymtosi vëllaun e tij të vogël (Kosovën) , akoma po armatoset e po kërcënon çdo ditë me zhdukjen e vëllaut të tij të vogël .