Rama publikon fotografitë nga vizita në Kosovë: Faleminderit për mikpritjen fantastike

Aktuale

Rama publikon fotografitë nga vizita në Kosovë: Faleminderit për mikpritjen fantastike

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 22:54
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e ka publikuar një fotoalbum nga vizita e tij në Kosovë.

Një ditë para mbledhjes së dy qeverive Kosovë – Shqipëri, ai ka vizituar korporatën “Devolli” ku është takuar me 50 krerë të bizneseve më të fuqishme të Kosovës si dhe rreth 500 fermerë.

Ai e ka vizituar edhe familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, në fshatin Burojë të Skenderajt.

I pari i qeverisë shqiptare ishte pjesëmarrës edhe në mbledhjen e përbashkët që e udhëhoqi së bashku edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Rama me këtë i ka falënderuar të gjithë për mikpritjen që e ka quajtur fantastike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat