Bushati: Rama synon të rekrutojë oligarkët e Kosovës për t’ia kundërvënë Kurtit

Aktuale

Bushati: Rama synon të rekrutojë oligarkët e Kosovës për t’ia kundërvënë Kurtit

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 23:23
Andi Bushati

Për analistin Andi Bushati takimi Rama-Kurti në Prishtinë anashkaluan çdo mosmarrëveshje duke mos folur për ‘Open Balkan’ apo çështje të tjera ku ndajnë mendime të ndryshme.

“Ne e dimë që të dy palët, nuk po them urrejtje por kanë armiqësi politike ndaj njëri-tjetrit. Situata reale është një luftë e ftohtë politike larg kartolinës së bukur që duan të na tregojnë”, tha Bushati.

Sipas Bushatit, Rama po përdor të njëjtën strategji siç ka vepruar në Shqipëri edhe në Kosovë. Analisti tha se kryeministri i Shqipërisë po kërkon të rekrutojë oligarkët e Kosovës për t’ia kundër vënë Kurtit.

Këtë tha, Bushati po synon ta realizojë përmes heqjes së tarifave doganore për bizneset e Kosovës.

“Pasi ka mbaruar punë me oligarkët e Shqipërisë, po do të rekrutojë edhe oligarkët e Kosovës për t’ia kundërvënë qeverisë së tyre”, tha analisti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat