Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit nuk ka pasur dhënie të dozave të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.154 doza të vaksinës.
Sipas këtij njoftimi, deri më sot 823.550 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 103.073 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 137 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Me datën 20 Qershor, janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.300.
Në total numri i rasteve aktive është 110.