Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti mori pjesë në promovimin e librit të Enver Hoxhajt.
Përveç pjesëmarrjes, ai edhe pat një fjalë rasti, ku diskutoi për situatën politike në Ballkan, duke veçuar dialogun Kosovë - Serbi.
Sipas tij, ky problem në vete duhet të mbyllet sa më shpejtë, në mënyrë që të evitohet lufta.
“Aty, shumë hapur u diskutua që t’i mbyllim problemet. Mes nesh e serbëve ka ngjarje e ngjarje dhe s’është temë e lehtë për tu folur.
Edhe në libër Enver Hoxhaj e ka ngritur fuqishëm këtë se duhet marrëveshje historike mes palës serbe dhe asaj kosovare, ose duhet të vendoset që të luftohet", tha Ahmeti.