Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
Hoti në rrjetin social Facebook, e ka publikuar një fotografi me Ramën, ku tregoi që biseda ishte miqësore për dy vendet tona.
Ish-kryeministri thotë se, Kosovën e Shqipërinë përveç gjuhës e gjakut i lidh edhe integrimi euroatlantik.
Sipas tij, Shqipëria mbetet zëri i Kosovës, derisa të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë.
“Bisedë miqësore për dy vendet tona, të cilat, përveç gjuhës e gjakut, i lidh rruga drejt integrimit euroatlantik. Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë”, shkruan Hoti.