“Serbisë po i hap anë, Kosovës premtime boshe”, kërkohet që Kurti t’i kundërvihet Ramës

Aktuale

“Serbisë po i hap anë, Kosovës premtime boshe”, kërkohet që Kurti t’i kundërvihet Ramës

Nga: A.ZH Më: 21 qershor 2022 Në ora: 09:50
Edi Rama dhe Albin Kurti

Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka hedhur kritika për mbledhjen e përbashkët e të dy qeverive shqiptare, që u mbajt dje në Kosovë.

Ai ka thënë se në këto mbledhje po nënshkruhen vetëm marrëveshje formale dhe po jepen premtime boshe, përcjell Bota sot.

Kurti ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që t’i kundërvihet politikës anti-Kosovë, të cilët sipas tij po e bën kryeministri shqiptar Edi Rama.

Reagimi i Kurtit në Facebook:

Mbledhjet e përbashkëta qeveritare Kosovë-Shqipëri formale me "marrëveshje" dhe premtime boshe për dy dekada!

"same procedure as every year".

Derisa Edvin K. Rama Kosovën e mban me premtime boshe, Serbisë i hap anë më anë të "Ballkanit të Hapur" i hap kufijtë e Shqipërisë pa kurrëfarë hezitimi.

Qeveria Kurti dhe i tërë populli shqiptar duhet të jetë sy hapur dhe ti kundërvihet me vendosmëri kësaj politike anti Kosovare/Kombëtare të Ramës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat