Kosova dhe Serbia sot u dakorduan për të miratuar udhërrëfyes për zbatimin e marrëveshjeve mes të dyja vendeve për energjinë.
Por për çka në fakt u arrit ky dakordim për zbatimin e këtyre marrëveshjeve?
Nga trafostacioni namëmadh i energjisë elektrike ”Vallaq” furnizohet me rrymë më shumë se 80 për qind e veriut të republikës së Kosovës.
Për këtë elektricitet që marrin, banorët e kësaj pjese nuk e paguan kurrë asnjë cent, prej pasluftës e këndej.
E duke qenë kaq i rëndësishëm, Serbia pati nisur një fushatë propaganduese, të cilës i printe presidenti i saj Aleksandar Vuçiq, me pretendimin se Kosova po përgatitet ta marrë nën kontroll Vallaqin, me njësi speciale.
Madje u tha se kjo çështje do të diskutohej edhe në kuadër të dialogut, ndërkaq me udhërrëfyesin e sotëm, pika e pestë e saj, thoqë Kosova tashmë e merr nën kontroll këtë trafostacion.