Ish-kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka ngritur disa çështje pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për energjinë elektrike.
Sipas saj, mediat dhe opozita duhet të jenë syhapur dhe qeveria duhet të ofrojë transparencë gjatë këtij procesi.
Shkrimi i plotë i znj. Haradinaj-Stublla:
Çështja është se a do të respektojë kompania serbe ‘Elektrosever’ ligjet e Kosovës kur aplikon për licensim në ZRrE dhe ARBK? Mediat dhe opozita duhet të jenë syhapur dhe qeveria të ofrojë transparencë të plotë gjatë gjithë procesit!
Kujtoj se në të kaluarën kishte disa aplikime të dështuara (lexo: refuzuara nga institucionet e Kosovës) sepse kompania në fjalë refuzonte t’u përmbahej rregullave të Kosovës.