Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka komentuar takimin e djeshëm mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë Edi Rama.
Lajçi ka thënë se Kurti nuk ishte i mirë, pasi nuk i tregoi Ramës se në Kosovë, ai është “zot shtëpie”, përcjell Bota sot.
Reagimi i tij në Facebook:
O Albin Kurti!
Të tillët flasin me brina. Veshët iu lëvizin si hienave e bëzzzz iu bajnë mizat të hundët!
Sytë iu skllibosen! Shikimi shpejt iu mjegullohet! Kokrrat përherë iu lëvizin!
Si Ramës! E keni pa?
Sytë e tij s'kanë bigë, prandaj rrotullohen si ata t'bilurit, t' shokut tij, Vuk-Vuç-Vuçiqit!
Ujk i kërrleshavët njeni e tjetri!
Ruejuni nga unë. Jam i shkretë nga mendet e mund t'iu shkelë! Behxheti e pat për vete, për aeroportin e Vlorës, kur iu tha çunave: Ky asht Kryeministri ma i mirë i trojeve! Unë po iu them ruejuni nga unë!
Albini asht Albin. Një gjoksagjel! Vetëm Ai mund ta përmbysë qeverinë! Ç'punë kam unë me të?
E shihni? Ai me ban të qeshë!
Por nuk qeshi!
Ah, ofshani e sytë iu rrotulluen si klikerat! Sa mall kam për Hashimin!
Do t'protestoj n'Strasburg e n'Hagë kur t'vjen vjeshta!
Madje aq shumë e çaraveshi gojën sa e pata përshtypjen se deshti me thanë: Dua me shkua te ai se atje e kam vendin!
Këta janë të çmendunit, që mendojnë se kanë nga dy zemra e mend të tepërta e kahdo që shkojnë shesin krunde! Por n'popull ka edhe të tillë (si ministrat) që krundet iu duken ma t'mira se milli e blejnë gjithçka shet Kryeministri. E atij nganjëherë i flet edhe prapa****!
Albini dje s'ishte i mirë, siç i tha Rama. Ishte i mjerë, (them unë), që s'i tha: Je shqiptar si unë, por n'konakun e huej nuk bahesh zot shpie! T'prita për mik, e mos m'kallxo kush asht shoku yt, se dredhë djalli t'baj ty e shokun tand Vuçiq!
Nganjëherë duhesh me i nxjerrë edhe hujt, si Isa n'Vlorë, kur shkoi me ngre flamurin me Ismajlin, jo vetëm me buzëqeshë, o Albin Kurti!