Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), duke komentuar marrëveshjen për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë, ka theksuar se tash edhe “energjia hynë në sovranitetin e Republikës”.
Megjithatë, ai e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për ndryshim qëndrimesh për sa i përket marrëveshjes për energjinë.
“Elektro SEVER(veri) e jo Elektro server! Server dhe Veriu, jane dy fjale te ndryshme.
Perndryshe lajm shume i mire, marreveshja per energji. Pas drejtesise, edhe energjia hyn brenda sovranitetit te Republikes.
Real politika kete e ka, politikani dje ka mendim tjeter, sot nenshkruan marreveshje qe deri dje e konsideronte te demshme dhe e kundershtonte fuqishem. Kurre nuk eshte vone me reflektu”, ka shkruar ai.
Pos tjerash Miftaraj ka shkruar në Facebook se “Elektro SEVER(veri) e jo Elektro server! Server dhe Veriu, janë dy fjalë të ndryshme”.
Të martën në Bruksel është arritur marrëveshja për energjinë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Përmbajtja e marrëveshjes i jep autorizim kompanisë “Elektrosever”që të shpërndajë faturat e energjisë elektrike te serbët në Veriun e Kosovës. Kjo kompani do të licencohet nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE).