Marrëveshja për energjinë, Haradinaj – Stublla: Duhet hapur sytë për këtë detaj

Aktuale

Marrëveshja për energjinë, Haradinaj – Stublla: Duhet hapur sytë për këtë detaj

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 14:31
Meliza Haradinaj – Stublla.

Për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për faturimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës, ka folur edhe ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla.

Ajo në një postim në Facebook ka pyetur se a do t’i respektojë kompania serbe “Elektrosever” ligjet e Kosovës kur të aplikojë për licensim në ZRRE e ARBK.

Haradinaj tha se mediat dhe opozita duhet të jenë syhapur dhe qeveria të ofrojë transparencë të plotë gjatë procesit.

“Kujtoj se në të kaluarën kishte disa aplikime të dështuara (lexo: refuzuara nga institucionet e Kosovës) sepse kompania në fjalë refuzonte t’u përmbahej rregullave të Kosovës duke dëshiruar pavarësi të plotë në veri!”, ka shkruar ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat