Viola Von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për energjinë.
Ajo ka shkruar në rrjete sociale se kjo marrëveshje e lehtëson situatën energjetike.
“Lajm i mirë nga dialogu i udhëhequr prej Brukselit.
Pas një viti me tensione, ne kemi një plan konkret veprimi për zbatimin e dispozitave për energjinë që nga viti 2013, që do të lehtësojnë situatën energjetike në veri të Kosovës.
Besim i plotë në Miroslav Lajcak për ta vazhduar progresin”, ka shkruar Cramon.