Publicisti Emin Azemi ka reaguar në lidhje me mundësinë e bojkotimit të Samitit së BE-së me vendet e Ballkani Perëndimor, nga Edi Rama.
Ai në në postim në Facebook tha se kur Kosova të festojë të premten, Rama refuzon të jetë i pranishëm, vetëm për tu solidarizuar me Vuçiqin.
“Kështu e ka Ballkani i Hapur.... gjithçka që vjen prej Europës, madje edhe liberalizimi i vizave për Kosovën duhet me u refuzu...
Fundja, siç do të thoshte Rama, duhet të kemi mirëkuptim ndaj Serbisë...!’, deklaroi Azemi përcjell “Bota sot”
Postimi i plotë
Kosova të premten do të festoj liberalizimin e vizave. Ky vendim do të merret në samitin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor ...në Bruksel
Ka gjasa që këtë samit ta bojkotojë Serbia, kurse Edi Rama është kah mendon seriozisht me u solidarizu me Vuçiçin....
Kështu e ka Ballkani i Hapur.... gjithçka që vjen prej Europës, madje edhe liberalizimi i vizave për Kosovën duhet me u refuzu...
Fundja, siç do të thoshte Rama, duhet të kemi mirëkuptim ndaj Serbisë...!