Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar pas arritjes së sotme të marrëveshjes Kosovë-Serbi për energjinë në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Në një postim në Twitter ambasada u ka kërkuar dy vendeve të angazhohen në procesin e dialogut.
“Marrëveshja e sotme e udhërrëfyesit për energjinë është dëshmi se kur Kosova dhe Serbia angazhohen me kreativitet dhe fleksibilitet, qytetarët në të dy vendet përfitojnë. SHBA u kërkon të dyja vendeve të vazhdojnë të ndërtojnë këtë sukses përmes angazhimit urgjent dhe të hapur në dialogun e lehtësuar nga BE”, thuhet në reagim.
Kosova e Serbia sot nënshkruan marrëveshjen për energjinë, e cila parashikon faturimin e energjisë elektrike për komunat në veri të Kosovës.
Today's energy roadmap agreement is proof that when Kosovo & Serbia engage with creativity & flexibility, citizens in both countries benefit. The U.S. urges both countries to continue to build on this success through urgent, open engagement in the EU-facilitated Dialogue.
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) June 21, 2022