Kryeparlamentari Glauk Konjufca është kthyer sot nga vizita e tij në Hagë tek ish-krerët e UÇK-së.
Ai sot në një konferencë për media foli për vizitën e tij, duke thënë se të gjithë të akuzuart ishin shumë mirë, derisa kritikoi punën e Speciales.
‘’Të gjithë i pashë janë mirë me shëndet, të fortë, me vullnet dhe shumë të qëndrueshëm. Shqetësimi i tyre është që pretendohet për disa shkelje që po bëhen edhe nëpër proceura për të cilat absolutisht nuk po ka kurrfar mekanizmi të ankesës dhe i cili i shqyrton. Kjo gjykatë nuk është në kontrollin e askujt.’’, tha ai para mediave.
Mirëpo, me këtë vizitë të kryekuvendarit nuk po pajtohet analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.
Ai përmes një postimi në Facebook kërkoi shkarkimin e Konjufcës duke thënë se ai nuk do duhej më të ulej në karrigen e kryeparlamentarit.
"Pas kthimit nga Haga, Glauf Konjufca realisht nuk do të duhej të ulet në karrigen e Kryeparlamentarit. Kaq e pat puna e tij”, deklaroi Maxharraj, përcjell “Bota sot”.