E kritikuan marëveshjen më Serbinë, Dimal Basha iu kundëpërgjigjet ashpër opozitës: A e dini që e keni leju Vuçiqin me..!

Aktuale

E kritikuan marëveshjen më Serbinë, Dimal Basha iu kundëpërgjigjet ashpër opozitës: A e dini që e keni leju Vuçiqin me..!

Nga: A.M Më: 21 qershor 2022 Në ora: 20:33
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar ashpër pas kritikave të partive opozitare lidhur me marrëveshjen e arritur për energji mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai përmes tri pikave iu kundërpërgjigj mjaftë mirë kritikuesve dhe atyre që donin t’i merrnin meritat për këtë marrëveshje.

Ndër të tjera, nuk harroi t’ua përmend edhe faktin se si e lejuan Vuçiqin t’i mbajë zgjedhjet në Kosovë dhe prapë nuk i përfilli ata.

“Meqenëse po doni m’i marrë meritat, a ban një pyetje?

PSE nuk e keni implementu KURRË meqenëse e keni nënshkru në vitin 2013, por keni pritë me pagu 200 milion euro? Marrëveshja në letër keni nënshkru plotë, por implementim kurrë, se NUK ju kanë respektu kurrë. A e dini që e keni leju Vuqiçin m’i mbajtë zgjedhjet në Kosovë, edhe prapë kurrë s’iu ka marrë parasysh”, shkroi Basha në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ku bre pe gjeni gjithë këtë energji me kundërshtu pas krejt berllokut që e keni ba?

Qe shkurt,

🔲 A është marrëveshja e mire?

▪️Paj shumicën e marrëveshjeve që i keni ba janë kriminale. Bacën Izet që kurrë marrëveshje s’ka ba, ma mirë se ju e kish ba, edhe e di që ne se kishim nënshkru kurrë si të tillë, por ja që ju e keni ba krejt këtë berllok që naj keni lanë neve tash!

🔲 A kemi ba mirë që e kemi nënshkru këtë udhëzues?

▪️ A e dini që deri sot kemi pagu mbi 200 milion euro përfaturat e serbëve në veri, për shkak se nuk ju kanë respektu as juve dhe as marrëveshjen, dhe prapë dilni folni!

🔲 Meqenëse po doni m’i marrë meritat, a ban një pyetje?

▪️PSE nuk e keni implementu KURRË meqenëse e keni nënshkru në vitin 2013, por keni pritë me pagu 200 milion euro? Marrëveshja në letër keni nënshkru plotë, por implementim kurrë, se NUK ju kanë respektu kurrë. A e dini që e keni leju Vuqiçin m’i mbajtë zgjedhjet në Kosovë, edhe prapë kurrë s’iu ka marrë parasysh!

🟢 Qytetarët e kanë me rëndësi një send, që tash ne nuk kemi me pagu më faturën e serbëve në veri, dhe kjo falë Qeverisë Kurti. Pikë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat