Në një rrëfim të hapur për emisionin MONOKëL, numri dy i Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ndau disa momente dobësie që kishte gjatë kohës kur ishte Ministre e Integrimeve Evropiane.
“Ka pasë ditë jo të lehta, ka pasë ditë kur e kam mbyllur derën e zyrës edhe kam qajtë, sepse kam menduar që nuk po e marr trajtimin e duhur, që puna ime nuk po vlerësohet aq sa duhet.
Kam pasë ditë jo të lehta…
Por, në Ministrinë e Integrimeve kam pasë në murin ballor të zyrës fotografi të grave shqiptare që më kanë frymëzuar mua dhe në ato momente të vështira gjithmonë jam ulur aty, kam pirë një kafe dhe kam parë ato portrete”.