Bashkëpunëtori i Stanishiqit: Nga sot, Albin Kurti e Besnik Bislimi janë tradhtarë të kombit shqiptar

Aktuale

Bashkëpunëtori i Stanishiqit: Nga sot, Albin Kurti e Besnik Bislimi janë tradhtarë të kombit shqiptar

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

Bashkëpunëtori i ngushtë i Stanishiqit Baton Haxhiu ka folur për marrëveshjen e sotme mes Kosovës dhe Serbisë për energjinë duke thënë se  nga sot kryeministri Albin Kurti e zëvendëskryeministri Besnik Bislimi janë tradhtarë të kombit shqiptar.

Në një shkrim, Haxhiu tha se sot Kurti e kreu aktin e parë të tradhtisë ndaj Kosovës, e që sipas tij, tash e tutje, do të ketë më shumë marrëveshje në funksion të krijimit të autonomisë serbe në Kosovë.

“Vetëm akti i parë i tradhtisë u përket përmasave të tmerrit ekzistencial, sepse tradhtitë e tjera pastaj vijnë gjithnjë e më shpesh sa të duken përherë e më të zakonshme. Pra, tani pasi që Albin Kurti e kreu aktin e parë të tradhtisë ndaj vendit me marrëveshjen për energjetikë, kemi për të parë gjithnjë e më shpesh marrëveshje në funksion të krijimit të autonomisë serbe në Kosovë”, shkroi Haxhiu.

Tutje ai e vlerësoi zëvendëskryeministrin Bislimi si një prej njerëzve më të pandershëm në kontinentin tonë.

“Rreth para një jave, një prej njerëzve më të pandershëm në kontinentin tonë, sa i përket aftësisë për të gënjyer ndër sy dhe shërbyer shefit pa asnjë princip, Besnik Bislimi, paralajmëroi se marrëveshja me Serbinë për energjetikë është shumë afër”.

Sipas Haxhiut, paralajmërimi i Bislmit se marrëveshja me Serbinë për energjinë tregoi se Kurti dhe Bislimi kishin zhvilluar biseda të fshehta me thika mbi sistemin energjetik të Kosovës.

“Si fillim, kjo tregoi se Kurti e Bislimi kishin zhvilluar biseda të fshehta, me thika mbi sistemin energjetik të Kosovës, me Vuçiçin e Petkoviçin. Lidhur me këtë marrëveshje, e cila, me siguri nuk është lidhur brenda një nate, ata nuk kanë dhënë llogari as para opinionit publik, as para Kuvendit të Kosovës”, shkroi gazetari.

Tutje ai tha se aktivistët e VV-së të cilët deri sot i kanë thyer dhëmbët nëpër rrugë, sipas tyre për çlirim të Kosovës, sot janë shndërruar në nënpunës të nënshtruar për një rrogë mujore.

“Pra, me çdo standard të VV-së, aktivistët e të cilës deri dje i kanë thyer dhëmbët nëpër rrugë gjoja se për çlirim të Kosovës e sot janë shndërruar në nënpunës të nënshtruar për një rrogë mujore duke arsyetuar çdo vendim kundër vendit të tyre, nga sot e tutje, Besnik Bislimi e Albin Kurti janë tradhtarë të kombit shqiptar”.

Sipas tij, kështu do shkruante sot Albin Kurti nëse kryeministri s’do ishte ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat