Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ftuar në emisionin “Tempus”, duke folur rreth opinionit të Komisionit të Venecias lidhur me Vettingun, tha se e rëndësishme është që ky proces do të fillojë nga nivelet e larta.
“Nga praktika e qeverisë, kur ka një disiplinë nga nivelet më të larta, natyrisht që kjo pastaj reflekton edhe tek nivelet më të ulëta. Por, e rëndësishme është që ne do ta nisim këtë proces me nivele të larta, e pasataj opinioni i Venecias iu referohet dy opsioneve, opsioni 2 dhe 3. Për të gjitha opsionet kërkon bashkëpunim edhe me akterë të tjerë, ta zëmë si përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe shoqërinë civile, i përmend në vazhdimësi, por edhe për opsionin dy i referohet ndryshimeve të tjera ligjore, që të fuqizojnë mekanizma aktual, të cilët pastaj do ta bëjnë punën e tyre në vlerësimin e integritetit të prokurorëve dhe gjyqtarëve”, tha ministrja Haxhiu.
Haxhiu shtoi se kanë synuar që i gjithë sistemi të futet në Vetting përmes mekanizmit të jashtëm, por kjo nuk është sugjeruar nga Venecia.