Mustafa: Të mos preket trusti, Qeveria duhet t’i rrisë pagat

Aktuale

Mustafa: Të mos preket trusti, Qeveria duhet t’i rrisë pagat

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 23:50
Isa Mustafa

Ish-kryeministri Mustafa foli edhe për ekonominë në vend, i cili tha se rritja e buxhetit, siç po e proklamon Qeveria Kurti, nuk është e saktë.

Ai mohoi deklaratat e LVV-së dhe të ministrit të Financave, Hekuran Murati, se kemi një reformë të jashtëzakonshme, një revolucion ekonomik në Kosovë, duke rritur buxhetin me norma të papara deri më tani në Kosovën e pasluftës, duke e kursyer, duke luftuar krimin dhe korrupsionin, etj.

“Sa i përket rritjes së buxhetit dhe rritjes ekonomike, unë nuk do të isha pajtuar me lëvdatat që japin Kurti qeverisë së vet dhe të tjerët, sepse në asnjë rast rritja ekonomike e vitit 2021 nuk mund të matet me rritjen ekonomike me vitin 2020, në kohën e pandemisë”, deklaroi Mustafa.

Duke analizuar situatën ekonomike në vend, Mustafa sqaroi se “nëse bëhen krahasime me kohën para pandemisë, atëherë duhet bërë me terma absolute, sepse në vitin 2019 ka qenë rritja ekonomike 5.7%  më e lartë se në vitin 2020. E po të krahasohet viti 2021 me vitin 2019 rritja ekonomike është  shumë ma pak, sesa që proklamon kryeministri Kurti”.

Ndërkaq lidhur me inflacionin në vend, ish-kryeministri Mustafa kritikoi masat që ka ndërmarrë Qeveria Kurti.

Sipas tij “nuk ka rezon as politik e as ekonomik, sepse rritja e buxhetit ndikon në rritjen e pagës, rritja e buxhetit vjen si shkak nga rritja e inflacionit, që është ulja e aftësisë blerëse, fuqia blerëse nga pagat është shumë më e ulët, si pasojë ë luftës edhe në Ukrainë, etj,

“Qeveria duhet t’i rrisë pagat”, deklaroi ish-kryeministri Mustafa.

Ndërsa lidhur me tërheqjen e parave nga Trusti, Mustafa tha se paratë nga Trusti nuk duhet preket por të rriten pagat, sepse nga Trusti tërheqjen mund ta bëjnë ata që janë në marrëdhënie pune,

“Unë mendoj se sistemi pensional në Kosovë, është e atillë që njerëzit i humbin kursimet e tyre dhe të ngelin në lëmoshë”, sqaroi Mustafa.

Kurse për ligjin mbi pagat, ish-kryeministri Mustafa tha se qeveria ka bërë mirë, por që tërhoqi vërejtjen se nga ai ligj mund ta pësojë sektori privat.

Niveli i pagës minimale Qeveria ka bërë mirë që të ndryshojë niveli i pagës minimale, por sektori privat e ka problem ta përballojë këtë pagë, atëherë sektori privat mund ta zvogëlojë numrin e punëtorëve”, tha, mes tjerash, ish-kryeministri Mustafa në RTK Prime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat