Kryetari i zgjedhur Partisë Demokratike opozitare, Sali Berisha, e quajti “kërcënim” qëndrimin e mundshëm të përbashkët të Serbisë, Shqipërisë dje Maqedonisë Veriore për të mos marrë pjesë në samitin Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor.
Ai shkruajti në facebook se “në një qëndrim sinkron në Beograd dhe Tiranë, presidenti i Serbomadhisë, Aleksandër Vuçiç dhe vasali i tij, Edi Rama kërcënojnë me mospjësëmarrje në Samitin e liderëve të vendeve të BE-së”.
“Ky kërcënim i dy gangsterëve autokratë të Ballkanit Perendimor, presidentit të Serbomadhisë, Vuçiç dhe vasalit të tij Rama, duket si i urdhëruar nga Putin vetëm e vetëm për të shënuar kthesën e rajonit drejt projektit serbo-rus të “Ballkanit të Hapur”, me të cilin vendosen në rajon hegjemonizmi serb dhe influenca ruse”-shkruajti zoti Berisha në facebook.
Ky samit do të zhvillohet në kryeqendrën belge dhe europiane Bruksel më 23 qershor me të ftuar udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perendimor.
Sipas ish-kryeministrit Berisha kjo do të thotë se “Aleanca pro Putin në Ballkan reagon!"
“Dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim antikombëtar dhe anti-BE, pro serbo-rus të Edi Ramës dhe ftoj shqiptarët të ngrihen në këmbë për të mbrojtur orientimin dhe integrimin euroatlantik të tyre!”-përfundon postimin deputeti Berisha.