Publicisti Emin Azemi, ka thënë se liderët shqiptarë po flijojnë progresin evropian, në këmbim të iniciativës së “dyshimtë” rajonale “Ballkani i hapur”.
Ai ka thënë se nuk është e qartë se me cilin Vuçiq janë liderët shqiptarë, përcjell Bota sot.
Reagimi i tij në Facebook:
Çka është ky solidarizim idiotik me Serbinë dhe deri ku mund të shkojë marrëzia për të flijuar progresin evropian në këmbim të një iniciative të dyshimtë rajonale (Ballkani i hapur) ....... Dhe tani nuk e kemi të qartë se me cilin Vuçiq janë liderët shqiptarë: Me Vuçiqin që refuzon Evropën, e me këtë refuzon edhe detyrimet që ka ndaj Kosovës, apo me Vuçiqin që inicon Ballkanin e Hapur, ku nuk ngarkohet me kurrfarë përgjegjësie ndaj Kosovës?