Marrëveshja me Serbinë, Tërmkolli i reagon Kurtit: Kah po shkon ky njeri?

Aktuale

Marrëveshja me Serbinë, Tërmkolli i reagon Kurtit: Kah po shkon ky njeri?

Nga: A.ZH Më: 22 qershor 2022 Në ora: 09:25
Melihate Tërmkolli, Albin Kurti

Edhe ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për energjinë, mes Kosovës dhe Serbisë dje në Bruksel.

Ajo ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se qe dy ditë, u pranuan marrëveshjen për Serbinë në Kosovë.

Sipas Tërmkollit, nuk do të ketë marrëveshje finale, përcjell Bota sot.

“Nuk ka bisedime për Kosovën, por me Kosovën! Sot edhe dje Qeveria Kurti bisedoi me Serbinë vetëm për Kosovën, më saktësisht u pranuan marrëveshje për Serbinë në Kosovë! S' ka marrëveshje finale! Kah po shkon ky njeri!”, ka shkruar ish-deputetja në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat