Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk përmendet në draftkonkluzionet e Samitit të BE-së

Aktuale

Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk përmendet në draftkonkluzionet e Samitit të BE-së

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 10:09
Pamje nga Brukseli

Të enjten dhe të premten në Bruksel do të mbahet samiti i vendeve të BE-së.

Por në draftkonkluzionet për këtë samit nuk përmendet askund çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Media i ka parë këto draftkonkluzione ku ndër të tjera përmendet pika e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë drejt një marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve.

“Bashkimi Evropian shpreh angazhimin e plotë dhe pamëdyeshje për perspektivën e anëtarësimit e Ballkanit Perëndimor dhe thërret për përshpejtim të procesit të anëtarësimit”, shkruan në njërën nga pikat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat