Është rritur numri i rasteve të reja me Koronavirus në Kosovë.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 43 raste të reja me Covid-19, përcjell Bota sot.
Ndërsa, janë shëruar 8 persona, përcjell Bota sot.
Njoftimi i plotë:
22 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 46 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.243 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.608 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 103.094 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 275 testime, 43 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.312.
Në total numri i rasteve aktive është 154.