Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin e vitit 2020 për përbërjen e Bordit drejtues të Fondit për Sigurime Shëndetësore. Sipas kryeministrit Albin Kurti, me këtë vendim i hapet rrugë përbërjes së re në Bordin e FSSH-së.
Në Bordin e mëhershëm anëtarë ishin disa ministra. Bordi ishte jofunksional që nga ardhja e Qeverisë Kurti.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka arsyetuar vendimin për “shkak të ndryshimit të rrethanave ligjore dhe faktike që kanë çuar te pamundësia e funksionimit të Bordit të FSSH-së”.
“Me këtë vendim i hapim rrugë një përbërjeje të re në bordin për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore”, ka thënë Kurti.