Kurti i përgjigjet Haradinajt: I kemi duart me baltë, sepse Kosovën e kemi gjetur të baltosur

Aktuale

Kurti i përgjigjet Haradinajt: I kemi duart me baltë, sepse Kosovën e kemi gjetur të baltosur

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 12:52
Albin Kurti

“Duart i kemi me baltë sepse Kosovën e kemi gjetur me baltë”.

Kështu i ka replikuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt.

Haradinaj e ka pyetur Kurtin se si është e mundur që marrëveshjet e nënshkruara më herët i ka cilësuar “tradhti” e tash po të njëjtat i konsideron “sukses”.

E Kurti ia ktheu atij se “disa marrëveshje në të kaluarën kanë qenë tradhti”.

Por sipas tij këto politika i kanë trashëguar.

“Ka qenë dëmtim i madh privatizimi i shpërndarjes dhe furnizimit. Unë nuk do ta bëjë kurrë këtë, e tash nuk kam qare pa komuniku me ta”, ka thënë Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat