Kastrati: Qeveria po shantazhon deputetët për të mos e votuar Trustin

Aktuale

Kastrati: Qeveria po shantazhon deputetët për të mos e votuar Trustin

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 14:27
Ardian Kastrati

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka akuzuar partinë në pushtet se po shantazhon deputetët e vet për të mos e votuar Trustin, i cili sot do të shqyrtohet në Kuvend.

Në profilin e tij në “Faceboo”, ai ka tregua se do të marrë pjesë në seancë për të votua pro tërheqjes se trustit.

“Qeveria që po prodhon kaos ekonomik në Kosovë (ku pjesa dërrmuese e qytetarëve tani e kanë të rrezikuar mbijetesën) sot e paaftë për të reaguar në situata kritike që vet i ka prodhu, po mundohet me ik nga përgjegjësia para qytetarëve duke i ik temës në Kuvend dhe po shantazhojnë deputetet e vet mos me votu TRUSTIN.

Nëse sot në Kuvend jemi 120 njerëz do duhej të kishim 120 vota njerëzore për TRUSTIN . Kaq qytetarët presin sot nga Kuvendi. Unë sot masdite do të shkoj në Kuvend për ta dhënë votën time për TRUSTIN posa të nis procedura e votimit”, ka shkruar Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat