Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) të premten do të shqyrtojë kërkesën për dhënie të licencës për furnizim me energji elektrike për “Elektrosever” për katër komunat veriore, bazuar në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Kosova dhe Serbia në Bruksel dje nënshkruan udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve të arritura për energjinë gjatë viteve 2013 e 2015.
Njëra ndër pikat obligon ZRRE-në t’ia lëshojë licencën e furnizimit “Elektroseverit”.
Në seancën e sotme parlamentare, krerët e partive opozitare kanë kërkuar sqarime nga kryeministri Albin Kurti mbi marrëveshjen, të cilën në atë kohë e kishte kritikuar kryeministri aktual me partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje.