Kryetarja e Dhomave të Specializuara, ka caktuar tre gjyqtarë të cilët do t’i trajtojnë ankesat e avokatëve për dënimin e Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.
Këta tre gjyqtarë që do të vendosin në lidhje me ankesën në Apel janë: Michele Picard, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen, raporton Nacionale.
Në lidhje me këto ankesa, kryetari i këtij paneli të caktuar, ka thirrur një konferencë para apelimit, më datë 5 korrik nga ora 14:00.
Lajmi është konfirmuar nga Gjykata Speciale nëpërmjet një dokumenti të publikuar.