Musliu: Mazhoranca në luftë me vetveten, duan të votojnë për Trustin, lideri i tyre suprem i thërret për rezistencë

Aktuale

Musliu: Mazhoranca në luftë me vetveten, duan të votojnë për Trustin, lideri i tyre suprem i thërret për rezistencë

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 17:22
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka komentuar ndërprerjen e seancës së sotme për Trustin duke thënë se deputetët e Kuvendit megjithatë nuk do të mund t’i ikin kërkesës së qytetarëve për votim të Trustit.

Musliu, përmes një postimi në Facebook, tha se shumica paralamentare do që ta votojë Trustin mirëpo, sipas saj, kryeministri Kurti po u thërret për rezistencë.

“Shumica parlamentare është në luftë me vetveten. Arsyeja i thërret të votojnë për Trustin, ndërsa lideri i tyre suprem i thërret për rezistencë”, ka shkruar ajo.

Kryeparlamentari Konjufca ka paralajmëruar se seanca e sotme do të vazhdojë nesër me fillim nga ora 10:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat