Franca përherë ka dëshiruar normalizimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës, e në këtë po punohet edhe nga grupi ndër-parlamentar të miqësisë mes Francës dhe Ballkanit.
Normalizimi i raporteve është parakusht për njohjen e ndërsjellë ka deklaruar senatorja franceze Marta de Sidrak në intervistë për “Kosovo-online” transmeton “Bota Sot”.
Në pyetjen nëse Kosova duhet të marr liberalizimin e vizave, De Sidrak që kryeson grupin e miqësisë Francë-Ballkan, ajo theksoi se "Situata po zhvillohet në këtë temë, dhe kjo është lajm i mirë ".
Ndërsa rreth masës që dialogu mes Beogradit edhe Prishtinës ndikon në stabilitetin e gjithë rajonit dhe si ndihmon Franca këtë proces, Sindrak tha se: “Është bindja ime që dialogu kurrë nuk duhet të ndërpritet. Dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është i rëndësisë thelbësore për stabilitetin e rajonit.
Dialogu dhe diplomacia edhe më tutje janë mjetet më të mira të raporteve ndërkombëtare dhe Franca duhet të i nxis ato.
Perspektiva evropiane e Ballkanit ka nis në vitet 2000, ky është një proces u gjatë dhe i komplikuar, me rëndësi këto vende janë në rrugë të mirë për integrimin, por nuk mund të jepet një horizont preciz kur mund të ndodhë hyrja e tyre, dhe ato nuk mund të hyjnë në atë vend. Me rëndësi që bisedimet të përparojnë dhe posaçërisht duhen shpërblyer disa vende. Ne si grup jemi të kujdesshëm rreth kësaj çështje.
Ndërsa rreth rrezikut që përbën konflikti në Ukrainë stabilitetit në Ballkan, Sindrak theksoi se” duhet të jemi të kujdesshëm nga pasojat e invadimit rus në Ukrainë për Ballkanin. Ajo nuk guxon të bëhet burim i jo stabilitetit dhe besoj se vendet e Ballkanit vetë do krijojnë siguri në rajon theksoi ajo.