Shoshi-Musliu: Trusti nuk është zgjidhja më e mirë, por më e duhura

Aktuale

Shoshi-Musliu: Trusti nuk është zgjidhja më e mirë, por më e duhura

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 20:35
Ariana Musliu-Shoshi

Të mërkurën nuk pati kuorum në Kuvendin e Kosovës për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Një nismë e tillë, sipas deputetes së PDK-së është e duhur, ndonëse nuk është zgjidhja më e mirë.

Ariana Musliu-Shoshi iu drejtua kolegëve të saj në Kuvendin e Kosovës që ta dëgjojnë zërin e qytetarëve mbi këtë çështje.

“TRUSTI nuk është zgjidhja më e mirë, POR është e duhura. Kolegë deputetë, dëgjone zërin e qytetarëve sepse është besimi i tyre që ju dha këtë privilegj që të vendosni për mirëqenien e tyre, sidomos në ditë të vështira”, shkroi ajo në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat