Bushati: Rama konsultohet me Vuçiqin për t’i thënë po ose jo Brukselit

Aktuale

Bushati: Rama konsultohet me Vuçiqin për t’i thënë po ose jo Brukselit

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 21:15
Andi Bushati

Analisti Andi Bushati ka thanë se qëndrimi “shantazhues” i kryeministrit Edi Rama përballë Brukselit duke qëndruar në krah të Vuçiç duhet sqaruar.

Fakti që Rama u shpreh një ditë më parë se do të konsultohej me Vuçiç për t’i thënë po ose jo Brukselit është e papranueshme sipas analistit.

“A është Ballkani i Hapur një antipod i integrimit? Është një pyetje që duhet sqaruar. nëse duket normale se çfarë duhet të bëjë Shqipëria me Evropën duhet të marrë OK në Beograd.

Rama tha dhe se do pyeste Vuçiqin për t’i thënë ose jo Brukselit”, tha Bushati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat