Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka folur pas vizitës në Hagë.
Ai pati kritika për mënyrën se si operon kjo gjykatë, ndërsa shtoi se duke parë edhe punën e deritanishme, konsideron që kjo gjykatë veç e Kosovës nuk është.
Konjufca tutje kërkoi të mirëkuptohej, pasi thoshte që askush s'po kërkon anulimin e saj, por të punojë konform normave.
"Unë nuk mund ta kuptoj qysh është e Kosovës ajo gjykatë? Ajo nuk është hiç e Kosovës. Dmth, është problem. Në çfarë mënyre është e lidhur me vullnetin e popullit?
Deputetët janë përfaqësues të popullit. Është e vërtetë. Ama, a përfundon krejt aty a? A kanë të drejtë të bëjnë çka të dojnë tash?", tha tutje Konjufca.