Tërheqja e mjeteve nga Trusti vazhdon të mbetet temë aktuale në vend. Profesori universitar Arben Fetoshi thotë se Trusti nuk do të ngritej si çështje në qoftë se nuk do të ishte kriza me të cilën po ballafaqohen qytetarët.
Fetoshi thotë se tërheqja e kursimeve nga Trusti nuk është zgjidhja më e mirë, pasi që sipas tij, Qeveria duhet të ofrojë masa konkrete.
“Nuk është zgjidhja më e mirë… në mungesë të masave konkrete të Qeverisë, të paktën siç kanë vepruar Qeveritë e tjera në rajon dhe shumë qeveri të tjera në Bashkimin Evropian, ideja për propozimin e ligjit për Trustin ka ardhur si një masë e cila duhet të konsistojë në lehtësimin e mundësive të njerëzve për përballimin e kësaj situate me të cilën po përballemi”, tha ai.
Sipas tij, nëse nuk do të kishte ngritje e çmimeve me të cilën po përballen qytetarët, çështja e Trustit nuk do të diskutohej në ditët e sotme.