Haxhiu paralajmëron: Nëse nuk kalon Trusti, do të bllokohen marrëveshjet ndërkombëtare

Aktuale

Haxhiu paralajmëron: Nëse nuk kalon Trusti, do të bllokohen marrëveshjet ndërkombëtare

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 08:30
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili është iniciues i projektligjit për tërheqjen e 30 përqindeshit nga Trusti pensional ka paralajmëruar Qeverinë Kurti se nëse nuk kalon ky projektligj, opozita do t’i bllokojë marrëveshjet ndërkombëtare.

“Pushteti duhet ta kuptojë një çështje, opozita është e bashkuar në kërkesën për Trustin, është kërkesë e qytetarëve, dhe nëse pushteti nuk reflekton do të ketë problem me kalu marrëveshjet ndërkombëtare në ta ardhmen”, tha Haxhiu.

Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të hidhet në votim Projektligji për tërheqjen e një pjese të mjeteve të Trustit.

Seanca e Kuvendit fillon në ora 10:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat