Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një fotografi me Presidentin e Francës, Emanuel Macron, pak para nisjes së Samitit të BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.
“Pak para samitit, me Presidentin Macron. ”, ka shkruar Osmani.

Ajo është pyetur se pse liberalizimi i vizave është i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës dhe përgjigjja e Osmanit ishte se kjo është një padrejtësi e madhe që po iu bëhet atyre derisa njerëzit nga e gjithë Europa dhe përreth saj lëvizin lirshëm derisa një vend me më pak se 2 milionë banorë mbahet i izoluar.
“Ne shpresojmë, megjithatë nuk dua që të rris pritshmëritë në këtë pikë, sepse më ky proces nuk është në duart tona. Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet vite më parë. Është padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës”.