Abdixhiku thirrje Qeverisë: Propozimi i LDK-së për reduktimin e akcizës në naftë nuk ka zëvendësim

Aktuale

Abdixhiku thirrje Qeverisë: Propozimi i LDK-së për reduktimin e akcizës në naftë nuk ka zëvendësim

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 10:08
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku vlerëson se propozimi për reduktimin e akcizës dhe TVSH për tre muajt e ardhshëm në naftë, nuk ka alternativë.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku mori shembull faktin që Presidenti i SHBA-së i ka nisur dje Kongresit propozimin për heqjen e taksës në naftë në tre muajt e ardhshëm.

Presidenti i SHBA-ve, i ekonomisë më të fuqishme në botë, Joe Biden, i ka nisur dje Kongresit Amerikan propozimin për heqjen e taksës në naftë për tre muajt e ardhshëm; si masë e domosdoshme e stabilizimit të çmimeve të gjithëmbarshme.

Kryeministri i ekonomisë më të varfër në Evropë, Kurti, vazhdon të refuzojë propozimin tonë të 7 marsit për masë krejtësisht të ngjashme - reduktimin e akcizës dhe TVSH për tre muajt e ardhshëm”, shkroi ai.

Kreu i LDK-së u shpreh kokëfortësia, paranoja e refuzimi i propozuesit e jo propozimit s’janë zgjidhje në politikë.

“Kosova ka nevojë për lidership në momente krize; jo teke të tilla. Mund të vonoheni, të bëni dëme edhe më shumë, por zgjidhje tjetër - përveç propozimit të LDK-së - s’keni si zëvendësim.

Qeveritë e Gjermanisë, Anglisë, Italisë, Holandës, Belgjikës, Suedisë, Polonisë, Portugalisë, Irlandës, Hungarisë, Kroacisë e Sllovenisë - tashmë kanë reduktuar akcizën dhe TVSH-në në naftë e derivate. Këtë të hënë, në debatin parlamentar të kërkuar nga LDK, është koha që edhe Kosova - me qytetarë me standard shumëfish më të ulët për krahasim - të rreshtohet prapa një politike të tillë”, përfundoi Abdixhiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat