Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me rastin e ndarjes nga jeta të poetit Xhevdet Bajraj.
Në një postim në Facebook, kryeministri Kurti ka shkruar se poeti Bajraj është shkëlëimi midis nesh e nga mbrëmë xixa sipër nesh.
Ai përmendi edhe disa nga titujt e veprave të poetit.
Postimi i plotë:
Poeti më i madh i gjallë i Kosovës nuk rron më. Mbrëmë qielli i errët kishte një yll më shumë. Shkëlqimi midis nesh është xixa sipër nesh.
Teksa shkruaj me mall e dhembje, përkulem t’i lexoj titujt që qëndrojnë vertikalisht në bibliotekën time: Copa ime e qiellit, Vitet qe nuk e sollën pranverën, Lëngu i trëndafilave, Liria e tmerrit, Ca Kokrra Rrushi të Rahovecit, Vrasja e Mushkonjës, Kur qajnë hardhitë, Kafe me Nënën, Me Zemër në Qese Najloni, Burri që lozte me engjëj...
Xhevdet Bajraj do të rrojë gjithmonë, porsi një yll që nuk shuhet kurrë.