Mustafa thirrje deputetëve të VV’së që të votojnë pro tërheqjes së Trustit

Aktuale

Mustafa thirrje deputetëve të VV’së që të votojnë pro tërheqjes së Trustit

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 12:20
Besian Mustafa

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, u ka bërë thirrje deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të votojnë pro Projektligjit për tërheqjen e Trustit.

Duke iu drejtuar deputetëve të kësaj partie, Mustafa ka thënë se votimi i këtij projektligji është mundësia e fundit që t’u dilet në krahë qytetarëve të vendit.

“Është mundësia e fundit që t’u dilni në krahë qytetarëve të Kosovës”, tha Mustafa.

Ai përmendi edhe njëherë masat që kishte propozuar partia e tij për t’ua lehtësuar qytetarëve jetën pas rritjes së çmimeve.

Thirrje për të votuar pro këtij projketligji bëri më herët edhe inicuesi i kësaj nisme, Bekim Haxhiu.

Ai tha se deputetët duhet të votojnë pro, pa dallim partie, meqenëse kjo kërkesë buron nga qytetarët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat