Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen e poetit Xhevdet Bajraj, i cili vdërroi jetë dje.
"Poeti Bajraj iku, por vargjet na i la testament për brezat e tashëm dhe të ardhshëm. Krijimtaria e tij do të lë gjurmë të pashlyeshme në letërsinë shqipe:, shkroi mes tjerash presidentja.
Telegrami i plotë:
Me dhimbje të thellë pranova lajmin për ikjen e hershme të poetit, z.Xhevdet Bajraj.
Ai ishte poeti, ligjëruesi e intelektuali i angazhuar, i cili ndonëse jetoi larg atdheut u bë ambasador kulturor, duke afirmuar kudo vlerat e lëtërsisë së sotme shqipe.
Poeti Bajraj iku, por vargjet na i la testament për brezat e tashëm dhe të ardhshëm. Krijimtaria e tij do të lë gjurmë të pashlyeshme në letërsinë shqipe.
Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit kulturor!
Në këto çaste të vështira për ju, bashkëndjej me Familjen Bajraj!
I përhershëm qoftë kujtimi për z.Xhevdet Bajraj!